Lëvizja liridashëse popullore: Katastrofë përfshirja e Serbisë në fushatën parazgjedhore amerikane!

Lajme

Lëvizja liridashëse popullore: Katastrofë përfshirja e Serbisë në fushatën parazgjedhore amerikane!

Nga: F.B Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:56
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA

Lëvizja liridashëse popullore e Serbisë ka lëshuar një kumtesë ku e konsideron katastrofë përfshirjen e Serbisë në fushatën parazgjedhore amerikane, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

“Nëse dikush nga jashtë shikon deklaratat e kreut shtetëror të Serbisë dhe titujt në medie që mbështesin pushtetit mund të krijohet përshtypje se Donalt Tramp tashmë ka fituar në zgjedhjet dhe atë fitore do ta festoj në Beograd”, thonë në Lëvizjen Liridashëse Popullore.

Sipas tyre, “është plotësisht e qartë mungesa e strategjisë shtetërore dhe vënia e Serbisë në pozitë vasale si shtet që organizon argëtime politike për secilin që ka nevojë për ndonjë fushatë” kumtojnë ata.

Liridashësit porositin se regjimit të Vuçiqit do i kthehet goditje në kokë në të njëjtën mënyrë si i pat ndodhur Slobodan Millosheviqit, aso kohe kur ishte kundër Boris Jelcinit dhe aktivisht ishte përfshirë në fushatën kundër tij.

“Nuk ka fat kur bëhesh pjesë e lojërave politike të fuqive të mëdha, e plotësisht është çmenduri kur dikush të hedh në ato lojëra. Nuk ka dyshim se kjo do godas në kokë Vuçiqin dhe ata që i ka afër, problemi është se të gjithë këtë shumë shpejtë qytetarët e Serbisë do të vuajnë pasojat e përpjekjeve dëshpëruese që të ruhet stabilo-kratia në të cilën ai qeveris në lidhjen mes pushtetit edhe krimit”, kanë kumtuar në Lëvizjen Liridashëse Popullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat