Evoluimi i Vuçiqit: Dikur këndonte përgatituni çetnikë përgatituni, sot Sweet home Alabama

Lajme

Evoluimi i Vuçiqit: Dikur këndonte përgatituni çetnikë përgatituni, sot Sweet home Alabama

Nga: F. B. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:08
Aleksandër Vuçiq

Nga ideologjia e nacionalizmit serb deri tek ideologjia globale nën hegjemonizmin amerikan është një vijë e hollë, dëshmi është figura politike e presidenti Vuçiq. Përderisa dikur me raportuarin e këngëve çetnike kërcënonte me hakmarrje për armikun amerikan, tash kur zbuloi trashëgiminë etike protestante dhe hijeshinë e rokut amerikan, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

I dërguari special i presidentit amerikan Tramp për dialog, Grenell po qëndron në vizitë në Beograd së bashku me delegacionin e Korporatës DFC me rastin e hapjes së zyrës në vetë këtu, ku ishin mysafir të Vuçiqit.

Në darkën solemne afër lumit, kishte argëtim edhe këndim për çka Grenell publikoi  një video me mbishkrimin “serbët e amerikanët këndojnë për Alabama dhe Virgjininë perëndimore – mbrëmje e mahnitshme”.

Në xhirim që ka shpërndarë i dërguari special amerikan mund të shihet si këndojnë të dy delegacionet dhe si argëtohen në muzikën kantri dhe hitin "Take me home, Country roads" dhe këngën e njohur rock "Sweet home Alabama".

Si mund të shihet Vuçiq ra në sevda sepse sipas të gjitha gjasave në marrëveshje me amerikanët ka siguruar për vete edhe disa kohë pushtet.

Pas erdhi koha e shkëmbimit të dhuratave, Vuçiq iu dhuroi dy zyrtarëve amerikan kuti me verë serbe, ndërsa nga Grenell mori dhuratë librin “Shtëpia e Bardhë nëpër histori”.

“Faleminderit Riçard për përkushtimin dhe punën e mirë që bënë për të gjithë regjionin dhe faleminderit për dhuratën” ka shkruar Vuçiq në Istangram.

Argëtimi ka vazhduar deri në orët e vona të natës ndërsa nikoqirët e mysafirët koketuan duke respektuar distancën sociale.

Pastaj Vuçiq u lavdërua se mori nga Tramp dhuratë nga Kemp Dejvid, do kënaqej ai edhe me një shishe plastike, gjithsesi edhe kjo paraqet sukses të diplomacisë serbe edhe të tij.

Dhe të përfundojmë si Vuçiq sikurse Pavle i shenjt në rrugë për Damask përjetoi shenjtërim dhe nga folklori çetnik kaloi në folklorin amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat