Kryeministri paralajmëron rishikimin e masave Anti-Covid

Lajme

Kryeministri paralajmëron rishikimin e masave Anti-Covid

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:26
Avdullah Hoti

Në Kosovë do të rishikohen masat e vendosura nga Qeveria për mbrojtje nga koronavirusi.

Kështu ka deklaruar kryeministri Avdullah Hoti, duke thënë se ekzekutivi është duke punuar për rishikimin e vendimeve.

Kreu i ekzekutivit pas takimit me krerët e Odave Ekonomike, u shpreh i lumtur që gjatë së martës nuk kishte asnjë rast të vdekjeve nga koronavirusi.

Kur foli për punën e Qeverisë ai tha se po kryejnë detyrat me përkushtim maksimal, duke shtuar se i kanë 60 vota në Kuvend dhe që në seancë e radhës do t’i kalojnë të gjitha ligjet që s’janë miratuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat