Deputetja e PDK-së mban takim me qytetarët: Këso takime do të mbajë çdo të mërkurë

Lajme

Deputetja e PDK-së mban takim me qytetarët: Këso takime do të mbajë çdo të mërkurë

Nga: A.Morina Më: 23 shtator 2020 Në ora: 19:52
Ariana Musliu Shoshi

Deputeteja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ka takuar qytetarë të shumtë.

Musliu-Shoshi tha se bisedoi me qytetarët për për tema dhe preokupime të ndryshme, kësisoj ajo premtoi se këto çështje do të i adresojë në instituucione publike.

"Në këto takime kishte lavdata, ankesa dhe kërkesa të shumta të cilat do t’i adresoj në seancë dhe institucione publike në nivel lokal dhe qendror. Ankesat kryesisht kishin të bënin me papunësinë te të rinjtë. Për këtë arsye, si deputete do të angazhohem që përmes propozimit të politikave konkrete të ndikojë që jeta e qytetarëve të bëhet më e lehtë dhe më e mirë", deklaroi Musliu-Shoshi, përcjell "Bot sot".

Postimi i plotë

Sot në ndertesën e Kuvendit të Kosovës kam takuar qytetarë të shumtë, të cilët kanë bashkëbiseduar me mua për tema të ndryshme që i preokupojnë ata në jetën e përditshme.

Në këto takime kishte lavdata, ankesa dhe kërkesa të shumta të cilat do t’i adresoj në seancë dhe institucione publike në nivel lokal dhe qendror. Ankesat kryesisht kishin të bënin me papunësinë te të rinjtë. Për këtë arsye, si deputete do të angazhohem që përmes propozimit të politikave konkrete të ndikojë që jeta e qytetarëve të bëhet më e lehtë dhe më e mirë.

Këso takime do t’i organizoj çdo të mërkurë, nga ora 10:00-15:00 në hapësirat e Kuvendit dhe për këtë arsye mos hezitoni të më shkruani në facebook. Do të ju përgjigjem me shpejtësi për kërkesat e juaja.

p.s për arsye të respektimit të privatësisë nuk do të publikojë foto nga takimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat