Gjuriq i reagon Hotit për njohjen e ndërsjellë: Mos flisni kotësira

Lajme

Gjuriq i reagon Hotit për njohjen e ndërsjellë: Mos flisni kotësira

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:09
Marko Gjuriq

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Kryeministri, Avdullah Hoti, po mashtron popullin e tij, por edhe ndërkombëtarët për njohje të ndërsjellë të Serbisë.

Sipas Gjuriq një gjë të tillë Hoti vetëm po e parashikon.

”Pa marrë parasysh sa herë ai e përsërit këtë gënjeshtër, unë do ta mohojë atë”.

Më tej ai pati edhe një porosi për kryeministrin kosovar.

”Mesazhi im drejtuar Hotit është: Ndaloni së foluri kotësi, ta themi gjërësisht – të përgojoni”.

”Unë nuk asgjë më shumë për t’ju thënë”, është shprehur ai në një njoftim për shtyp në orët e vona të kësaj të mërkure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat