Spanja nuk ndryshon qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës - mbështesim dialogun

Lajme

Spanja nuk ndryshon qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës - mbështesim dialogun

Nga: F. B. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 08:27
Flamuri spanjoll

Spanja aktualisht nuk ka arsye të ndryshoj qëndrimin rreth çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës  ka kumtuar ministria e jashtme spanjolle, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Nga ministria e jashtme e Spanjës kanë reaguar pas shkrimeve në mediet e huaja se Spanja është e gatshme të njoh pavarësinë e Kosovës nëse Prishtina edhe Beogradi arrijnë marrëveshje.

"Ju njoftojmë se sipas situatës aktuale, Spanja nuk ka arsye të ndryshoj qëndrimin e vetë, gjë që është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” thuhet në nga kjo ministri transmeton Kosovo-online.

Në kumtesë theksohet se qëndrimi i Spanjës, nuk është e padrejtë ndaj pavarësisë së Kosovës përkundrazi është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.

Në pyetjen nëse arrihet marrëveshja mes palëve a hapet mundësia për autoritetet spanjolle që të njohin pavarësinë e Kosovës, ministria spanjolle tha se ne mbështesim dialogun.

"Do të vazhdojmë të mbështesim dialogun të orientuar në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për statusin e territorit të Kosovës” tha ministria.

Si dihet Spanja është një ndër 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës krahas Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë.

Portali i Brukselit “EUobserver” kohë më parë ka publikuar lajmin e disa burimeve nga Madridi se Spanja është e gatshme të njoh Kosovën nëse arrihet marrëveshja mes Prishtinës edhe Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat