Daçiq: Nuk duhet vetëm Serbia të ndahet, malazezët e pranuan se jemi në tri shtete – Grenell i tha gjithçka Hotit për letrën dërguar BeH për njohje

Lajme

Daçiq: Nuk duhet vetëm Serbia të ndahet, malazezët e pranuan se jemi në tri shtete – Grenell i tha gjithçka Hotit për letrën dërguar BeH për njohje

Nga: F.B Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:29
Daçiq

Lideri i SPS dhe ministri i punëve të jashtme ka folur lidhur me situatën aktuale, dialogun, Malin e Zi dhe mundësinë për të vazhduar si ministër i jashtëm, duke thënë se “nuk o të thotë se vetëm Serbia duhet të ndahet dhe duke kritikuar koalicionin fitues në Malin e Zi, shkruan “Nova”, transmeton “Bota Sot”.

Daçiq tha se Serbia nuk është implikuar në zgjedhjet malazeze, në kuptimin për të mbajtur anën njërës palë, apo për të thirru për kënd të votohet si kanë bërë Rama, Haradinaj dhe myslimanët e BeH.

“Pse DPS nuk i thotë Ramës ‘mos u përziej,se nuk është Mali i Zi pjesë e Shqipërisë së Madhe. Nuk iu pengon Rama, Haradinaj e ju pengon Vuçiq. Nuk humbën ata nga Serbia, nuk na intereson kjo, ajo që na intereson është pozita e popullit serb dhe Kisha”, tha Daçiq duke shtuar se duam raporte të mira me Malin e Zi.

“A do të jemi në një shtte, në dy, vetëm mos të jemi në tri, ata veç pranuan se jemi në tri shtete”, tha ai.

I pyetur nëse mendon në Kosovën, Daçiq tha se ajo end mund të ndahet.

“Në çdo gjë, nëse shkohet në idenë e separatizmit...nuk duhet vetëm Serbia të ndahet, mundet edhe Mali i Zi. Nëse shkohet me atë logjikë dhe jo korrektësinë dhe pranoni ndarjen e një pjese të territorit...Partiarkana e Pejës dhe manastiri i Deçanit i kanë takuar Malit të zi në luftën e parë, por nuk i kërkuan kurrë”, tha ai.

Ai theksoi se “Ndoshta kjo është pjesë e papërvojës politike, kjo do të ishte e shtënë në këmbë të koalicionit fitues nëse ashpërsohen raportet me Serbinë.

“Grenell për letrën drejtuar BeH i tha gjithçka Hotit”

Daçiq tha se është vështirë të përmbahet nga fushata e çnjohjes së Kosovës, kjo ishte temë edhe kur Grenell ishte këtu në vizitë.

“Unë i kam thanë përmes letrës që ministria e jashtme e Kosovës dërgoi BeH me kërkesën për njohje, Letra u bë në sikur marrëveshja e Uashingtonit të promovonte njohjene Kosovës. Izraeli e njohur Kosovën, tash mundet edhe BeH. Këso letre mund të jenë dërguar edhe vendeve tjera, që nënkupton dyshimin se nuk do respektojnë marrëveshjen. Grenell ka reaguar dhe sipas presidentit i ka thënë gjithçka Hotit” tha Daçiq për TV Prva.

Daçiq tha se BE duhet të pyetet kur do të merret me Asociacionin e komunave dhe shtoi se tash nuk ka asnjë reagim nga Brukseli. “Çka do të thotë kjo? Nesër nuk do respektohet as marrëveshja e Uashingtonit” tha ai.

Daçiq u ankua që si ministër i jashtëm nuk ishte në Uashington.

 “Sepse me këtë çështje jam marr me vite, në një kohë ishim unë edhe Vuçiq të implikuar, por u ndërruar formati i bisedimeve dhe unë nuk shkoj në vizitat e presidentit” tha ai.

 I pyetur nëse ka heq dorë nga këndimet në takime të tilla, ai tha nuk ka takime nuk ka këngë.

“Nuk isha në takimin në anije se u morëm vesh me Vuçiq të jem në RTS dhe të flas për marrëveshjen” tha Daçiq.

Lufta jonë në planin ndërkombëtar vazhdoi ai mund të matet me disiplinën që end enuk është në olimpiadë, por është një dribling në hapësirë të vogël. Sipas tij BE nuk ka rolin e grushtit të hekurt për të detyruar Prishtinën në marrëveshje dhe realizim të saj.

Në pyetjen nëse edhe më tutje pret të mbetet shef i diplomacisë , Daçiq tha se “Natyrisht se dua të luaj në ligën e kampionëve. Nuk do luaj mbase në ligën e dytë dhe kjo është logjike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat