Trump e quan sukses të ShBA-ve marrëveshjen mes Beogradit e Prishtinës dhe thotë se pas nënshkrimit ata u përqafuan

Lajme

Trump e quan sukses të ShBA-ve marrëveshjen mes Beogradit e Prishtinës dhe thotë se pas nënshkrimit ata u përqafuan

Nga: F.B Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:48
Trump

Presidenti amerikan Tramp në fushatën parazgjedhore në Midltaun në Pelsivani përsëri iu ka kthyer marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës si sukses të administratës së vetë, duke u shpreh “Iu kam thanë , hajdeni të arrijmë marrëveshje dhe qetësim të përgjithshëm”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Tramp theksoi se me atë marrëveshje janë shpëtuar shumë jetë njerëzish, duke nënvizuar se për atë shkak edhe u dominua për Çmimin Nobel për paqe.

Duke ju adresuar votuesve në fjalimin që u publikua edhe në youtube, bëhet fjalë për kontributin e arritjes së marrëveshjes mes Beogradit edhe Prishtinës dhe Emirateve edhe Izraelit.

"Ata vrasin njëri-tjetrin për shumë vite, thjesht vriten mes vetes se nuk pajtohen” tha Tramp.

Ai tha se bëhet fjalë për mospajtimet sikurse mes palestinezëve dhe izraelitëve, me konstatimin se Beogradi e Prishtina dallohen në shumëçka përfshirë edhe religjionin.

"Ne kemi tregtuar me dy palët, kështu që kemi fuqi të caktuar. Kam thënë ,dëgjoni ejani të arrijmë marrëveshje, të arrijmë paqe ekonomike dhe paqe të përgjithshme” tha Tranmp në Pelsivani në bisedë me votues, ku ndau përshtypjet dhe reagimin e zyrës së tij pas nënshkrimit të marrëveshjes mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit.

"Ata janë përqafuar, ishte gjë e mrekullueshme që të shihet ajo, kemi shpëtuar shumë jeta” tha Tramp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat