Arrestime nga Specialja në Maqedoni? Katër vetura të EULEX-it futen në Maqedoni dhe nisen drejt Tetovës

Lajme

Arrestime nga Specialja në Maqedoni? Katër vetura të EULEX-it futen në Maqedoni dhe nisen drejt Tetovës

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Katër vetura të misionit ndërkombëtar në Kosovë, EULEX sapo janë futur në Maqedoninë e Veriut, kanë njoftuar burime kufitare.

Sipas tyre, pasi kanë kaluar kufirin, veturat e EULEX nuk janë ndalur në Shkup, por janë nisur në drejtim të Tetovës.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut nuk japin detaje zyrtare lidhur me këtë informacion, kurse ndonjë kumtesë zyrtare ende nuk ka as nga zyra e EULEX-it në Prishtinë.

EULEX ditëve të fundit po zhvillon arrestime në Kosovë. Ende nuk dihet nëse ky mision ka mandat për arrestime edhe në Maqedoninë e Veriut, ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat