Daçiq kritikon boshnjakët dhe përmend me polemikën me Kurc dhe nervozën e Vuçiqit

Lajme

Daçiq kritikon boshnjakët dhe përmend me polemikën me Kurc dhe nervozën e Vuçiqit

Nga: F.B Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:36
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm Ivica Daçiq ka kritikuar liderët e boshnjakëve të BeH për shkak se po mbështesin pavarësinë e Kosovës, ndërsa po mbështesin edhe integritetin e Azerbajxhanit. Azerbejxhan është në konflikt me separatistë jermen në Nagornji Karabah, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Këta ajatollahët nga Sarajeva flasin për Azerbejaxhanin, Karabahun, integritetin. Si nuk kanë turp, plehra e angazhoheni për pranimin e Kosovës?, ku janë parimet këtu” u shpreh Daçiq.

Si dihet lideri i SDA Bakir Izetbegoviç ka deklaruar se pala jermene mban përgjegjësi për nxitjen e konfliktit në Nagornjë karabah, duke mbështetur Baku-n në konflikt me Jerevanin në enklavën jermene të Azerbejxhanit.

Anëtari boshnjak i kryesisë së BeH Shefik Xhaferoviq ka votuar për njohjen e Kosovës në mbledhjen e mbajtur javën që shkoi.

"Në vend që ne të themi se serbët në BeH janë viktima të nacionalizmit mysliman dhe fanatizmit fetar, del se ne jemi problemi kryesor në BeH” tha ai.

Ai përmendi reagimin që kishte bërë ndaj kancelarit austriak Kurc, për çka presidenti Vuçiq ishte “hidhëruar pak” në te.

"I kam thënë 'Si nuk keni turp që ndaloni xhamitë në Vjenë e i doni këtu tek ne. Ai angazhohet që Kosova të anëtarësohet në Interpol, e na vjen këtu, isha shumë nervot, çfarë të bëjë” u shpreh Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat