Çka ndodhi me mbishkrimin “Liqeni i Trump” – e mori era apo e rrëzuan pas vetëm 4 ditësh!

Lajme

Çka ndodhi me mbishkrimin “Liqeni i Trump” – e mori era apo e rrëzuan pas vetëm 4 ditësh!

Nga: F. B. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:40
Çka ndodhi me mbishkrimin “Liqeni i Trump” – e mori era apo e rrëzuan pas vetëm 4 ditësh!

Transparenti me mbishkrimin “Liqeni i Trumpit” i vendosur nga persona të panjohur para 4 ditëve në urën në Liqenin e Ujmanit, nuk është më, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

“Zhdukja” e këtij transparenti vetëm pak ditë pas vendosjes dhe përfaljes e shpërndarjes si lajm jo vetëm në mediet e Serbisë edhe të Kosovës por edhe jashtë, mbetet enigmë sikur edhe vendosja. A e mori era, u rrëzua rastësisht apo qëllimisht mbetet mister?

Fotot me mbishkrimin “Liqeni i Trump” ishte shpërndarë shumë herë nga persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe të dërguarin special të presidentit amerikan Trump për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, Richard Grenell.

Ai në publikimin në llogarinë e vetë në rrjetin social, pat shkruar se emri i Liqenit ishte një pengesë serioze në bisedimet e Uashingtonit, pikërisht nga kjo ai ka propozuar që Ujmani  të emërtohet “Liqeni i Trump” dhe të dy palët janë pajtuar për emrin e ri.

Mbishkrimet e vendosura në urën dhe vetë pendën e Liqenit që tash nuk janë më kanë nxitur reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Qytetarët kanë shkruar dhe kanë postuar foto pa transparentin se si nuk dihet kush e ka vendos nuk dihet as kush e rrëzoi apo ku mbeti ai.

"Ujmani (Gazivoda) është vend me erë, andaj nuk përjashtohet mundësia që ai ka rënë nga era, ndonëse ditëve të fundit në kishte erëra aq të forta” kanë komentuar qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat