Kush ishte personi që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës?

Lajme

Kush ishte personi që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës?

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:18
Komuna e Prishtinës

Një person ka vdekur sot në sportelet e Komunës së vjetër të Prishtinës. Zyrtarë të komunës kanë thënë se ai ishte një qytetar, i cili ishte duke marrë shërbime në njërën nga sportelet e komunës.

Viktima ishte rreth moshës 70-vjeçare, kështu u bë e ditur nga Policia e Kosovës.

Siç njofton policia ata kanë marrë informatën se në orën 8:30 minuta një person është alivanosur dhe pastaj është konstatuar vdekja e tij.

Ndërsa, në media është publikuar edhe një fotografi, ku shihet duke u larguar trupi i pajetë i viktimës nga objekti i Komunës së Prishtinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat