Ky është 30 vjeçari që vdiq sot pas incidentit me traktor

Lajme

Ky është 30 vjeçari që vdiq sot pas incidentit me traktor

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:00
Vllaznim Mustafa

Pas një aksidenti të rëndë me traktor sot në Klinë ka ndërruar jetë, Vllaznim Mustafa.

Lajmin për të e kanë bërë të ditur të afërmit e tij në rrjetin social në “Facebook”.

 Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Për detaje të tjera do të ju informojmë”, ka thënë për media, zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Image
Vllaznim Mustafa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat