Çfarë po ndodhë, Njësia Speciale rrethon një vend në Prishtinë

Lajme

Çfarë po ndodhë, Njësia Speciale rrethon një vend në Prishtinë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “ Isa Kastrati” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

Sipas Ahmeti nuk është raportuar për ndonjë të lënduar deri me tani.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë ajo.

Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kujtomë që në vendi e ngjarjes ka shkuar edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

***

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka rrethuar vendin ku para pak çastesh  pati gjuajtje me armë zjarri.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Infokus.

Burimet e medias nga informatat jo të konfirmuar kanë thënë se dyshohet se familja e cila posedon një market në ketë lagje janë konfrontuar me një grup tjetër te panjohur.

Medias do të ju mbajë të informuar rreth rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat