Drejtor i DFC-së Bouler: Duam forcim të sovranitetit të vendeve të regjionit, qasja kineze neokolonialiste

Lajme

Drejtor i DFC-së Bouler: Duam forcim të sovranitetit të vendeve të regjionit, qasja kineze neokolonialiste

Nga: F. B. Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:29
Adam Bouler

Drejtori ekzekutiv i Korporatës financiare zhvillimore (DFC) e ShBA-së, Adam Bouler ka deklaruar se agjencia është e përkushtuar në zhvillimin ekonomik të Ballkanit perëndimor dhe forcimin e sovranitetit të vendeve të regjionit për dallim nga Kina, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Investimet kineze gjithnjë vijnë me kushte, ata nuk investojnë  në regjion nga vullneti dhe humanizmi por për ndikim. Qasja kineze është një lloj neokolonialiste. Puna është të investojmë ne vende që të forcohet sovraniteti” tha Bouler.

Në takimin me gazetarë pas vizitave të delegacionit amerikan në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok, Bouler ka thënë se rezultat i punës së zyrës së sapo hapur të DFC do të jenë të dukshme për pak kohë dhe analizat do zgjasin “disa javë edhe muaj”.

“Duhet të kalojmë nëpër disa procedura. Hapi i parë janë takime në terren me dhjetëra kompani, tjetri mbase janë letrat me qëllime të mira dhe pastaj marrëveshjet, kjo nuk është diçka që kryhet shpejtë por është reale” tha Bouler.

Qëllimet reale dëshmohen me vizitat e përfaqësuesve të 6 institucioneve amerikane DFC, USAID, EXIM dhe ministria e energjetikës dhe Këshilli për Siguri Kombëtare (NSC).

“Jemi shumë të përkushtuar për regjionin që vizituam, kjo do të shihet me kohë. Ky është hapi i parë dhe do ketë shumëçka nga ne” tha ai.

Sipas tij DFC do realizoj atë që u obligua pa marr parasysh epilogun e zgjedhjeve presidenciale, pasi agjencia ka mbështetje edhe të republikanëve edhe demokratëve.

Ai ka uruar presidentin Vuçiq edhe kryeministrin Hoti për marrëveshjen e normalizimit ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, si rezultat i së cilës është hapja e zyrës regjionale të DFC.

„Uroj liderët e dy vendeve që lanë anash çështjet politike, kuptuan se bashkëpunimi ekonomik është interes iu dy palëve dhe krijimi i rrethit ku njerëzit flasin për fuqinë e shtetit e ji për konfliktet e vjetra” tha drejtori i DFC.

Ndërsa drejtori i zyrës së DFC Xhon Jovanoviq tha se delegacioni amerikan ka biseduar për disa projekte por nuk ka përmend shifra të investimeve.

Projekte primare janë “autostrada e paqes” dhe linja hekurudhore që ndërlidhin Kosovën me Serbi.

Ai përmendi edhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla edhe të mesme dhe nxitja e bashkëpunimit të ndërmarrësve të rinj mes Serbisë edhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat