Konferenca e prokurorit të Gjykatës Speciale për Salih Mustafën, ja për çka akuzohet ai

Lajme

Konferenca e prokurorit të Gjykatës Speciale për Salih Mustafën, ja për çka akuzohet ai

Nga: D.RR Më: 5 tetor 2020 Në ora: 11:08
Salih Mustafa

Prokuroria e Specializuar e Kosovës sot në Hagë mban konferencë në lidhje me ecurinë e rastit të Salih Mustafës, i arrestuar kohë më parë për krime lufte, transmeton "Bota sot".

Në njoftimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se në këtë konferencë do të flasë prokurori Jack Smith nga ora 15:00.

Në seancën e parë, janë lexuar akuzat që e përfshijnë Salih Mustafën në vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor të të ndaluarve në një kamp ndalimi në fshatin Zllashë më 1999.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat