Pamje si në filma: Shqiptari i rrëmben armën policit grek dhe qëllon

Lajme

Pamje si në filma: Shqiptari i rrëmben armën policit grek dhe qëllon

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 23:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Skena të denja për filma aksion janë regjistruar gjatë një përplasje në Katerini të Greqisë mbrëmjen e të premtes së javës që lamë pas.

Banorët e qendrës së Katerinit, thirrën policinë pas një përleshje të ashpër mes tre personave në sheshin “Eleftherias”.

Policia nxitoi në vendngjarje po aty hasi në rezistencë.

Një 21-vjeçar shqiptar, siç shihet në video, u përpoq të kapte armën e një oficeri policie, me të cilën edhe qëlloi por për fat të mirë pa dëmtuar askënd.

Policia bëri arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat