Vulini – Thaçit: I ka ditët e numëruara para ngritjes së aktakuzës, po përpiqet të shpëtojë duke e sulmuar Serbinë

Lajme

Vulini – Thaçit: I ka ditët e numëruara para ngritjes së aktakuzës, po përpiqet të shpëtojë duke e sulmuar Serbinë

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 08:09
Aleksandar Vulin

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka reaguar pas kritikave nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi reagoi ndaj gjuhës, siç e quajti ai, fashiste të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili popullin shqiptar e quan “shiptari”, kontekst ky pezhorativ i përdorur nga serbët.

Mirëpo, nuk vonoi dhe erdhi kundër-reagimi i Vulinit.

“Nuk është çudi që është nervoz dhe që po përpiqet të shpëtojë duke e sulmuar Serbinë. Ai mundet të më sulmoje, por nuk mundet ta ndryshojë të vërteten se mizoritë e të ashtuquajturës UÇK janë të mëdha sa që u desh të formohej një gjykatë speciale”, tha Vulini përmes një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të ministrisë së tij.

“Hera e fundit që është formuar një gjykatë speciale për organizatë politiko-ushtarake ka qenë në Nuremberg, për pasuesit e ideologjisë naziste dhe tani për anëtarët e të ashtuquajturës UÇK. Çdo ngjashmëri është e saktë dhe e qëllimshme”, potencoi Vulini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat