Avokati për drejtat e njeriut, Olenik: Qytetarët shikuan në transmetim direkt shkeljen e Kushtetutës së Serbisë

Lajme

Avokati për drejtat e njeriut, Olenik: Qytetarët shikuan në transmetim direkt shkeljen e Kushtetutës së Serbisë

Nga: F.B Më: 6 tetor 2020 Në ora: 09:24
Aleksandar Olenik

Avokati për drejtat e njeriut në Serbi Aleksandar Olenik ka reaguar lidhur me shkeljen e Kushtetutës së Serbisë që u transmetua direkt nga mediet, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka deklaruar se mbrëmë qytetarët e Serbisë kishin mundësinë të shikojnë “transmetimin direkt të shkeljes së Kushtetutës”, sepse presidenti i Serbisë Vuçiq nuk është ai që duhet të vendos për përbërjen e Qeverisë së Serbisë.

Këtë deklaratë në formë publikimi e bëri në rrjetin social Tviter me të përfunduar të takimit ku është caktuar mandatari i ri (ai i vjetri) për kryeministër të Serbisë.

"Në RTS dhe Pink në mënyrë direkt u pa shkelja e Kushtetutës. Presidenti nuk vendos për prioritetet e qeverisë, as për politikën e qeverisë, ai nuk vendos për përbërjen dhe kjo o bie për ministrat, ai duhet vetëm të i propozoj Kuvendit kryetarin e qeverisë së ardhshme” ka thënë Olenik në Tviter.

Më poshtë ai ka shtruar edhe pyetjen “Kush akoma respekton Kushtetutën “ në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat