Petkoviç kërcënon: Pa Asociacion serbët është e mundshme të braktisin institucionet e Prishtinës

Lajme

Petkoviç kërcënon: Pa Asociacion serbët është e mundshme të braktisin institucionet e Prishtinës

Nga: F.B Më: 13 tetor 2020 Në ora: 14:18
Petkoviç

Përfaqësuesit e serbëve do të braktisin institucionet nëse Prishtina vendos njëanshëmqë mos të përmbush obligimin për formimin e Asociacionit u paralajmërua pas takimit të përfaqësuesve të serbëve nga Kosova me drejtorin e ashtuquajtur të zyrës për Kosovë Petkoviç, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Refuzimi i Prishtinës për të biseduar për Asociacionin është goditje në interesin vital të popullit serb dhe rrezikon të drejtat kolektive, ekonomike, sociale edhe politike të serbëve tha Petkoviç

Ky është një nga pesë konkluzionet e takimit, pas deklaratave që vijnë nga Çrishtina dhe mos angazhimin e Brukselit lidhur me respektimin e marrëveshjes për Asociacionin nga marrëveshja e Brukselit në vitin 2013.

Ai e ka quajtur interes strategjik formimin e Asociacionit për serbët dhe çdo injorim i këtij obligimi me të gjitha kompetencat bazuar në marrëveshjen e Brukselit do trajtohet sulm në drejtat e njeriut.

Petkoviç nënvizoi se serbët kanë pranuar pjesëmarrjen në dialog sepse kanë marr garanci për respektimin e të drejtave kolektive përmes Asociacionit, prandaj kanë pranuar formimin e institucioneve lokale sipas sistemit të Prishtinës.

“Nëse Prishtina vendos njëanshëm që mos të përmbush obligimet e nënshkruara para BE-së do të ndalohen edhe obligimet e serbëve që dalin nga dialogu i Brukselit dhe do të shqyrtohet mundësia e braktisjes së të gjitha institucioneve të Prishtinës në mjediset serbe” tha Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat