Kujdes nga këto media serbe e ruse, kanë nisur fushatën provokuese ndaj Kosovës

Lajme

Kujdes nga këto media serbe e ruse, kanë nisur fushatën provokuese ndaj Kosovës

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 23:14
Agon Maliqi

Analisti Agon Maliqi ka paralajmëruar se disa media të njohura serbe dhe ruse kanë nisur raportimet propaganduese, me qëllim të nxitjes së ndonjë tensioni në çështjen e dialogut.

Sipas tij, provokimet e tyre janë që Kosova të tërhiqet nga negociatat.

‘’Media të dashura, kujdes se si raportoni këtë periudhë mbi deklaratat e zyrtarëve të Serbisë dhe lajmet që vinë nga burime të dyshimta të lidhura me shërbimin sekret të atjeshëm ose ato me lidhje ruse (psh. Tanjug, Alo, Novosti, b92, etj). Ka nja dy-tre javë që ka filluar një fushatë për t’i rritur tensionet, për ta nxitur ndonjë incident etj, me synimin për t’i thelluar përçarjet dhe për ta provokuar Kosovën që të tërhiqet nga negociatat. Le ta kuptojmë se fushata të tilla reflektojnë ndjenjë të frikes dhe dobësisë’’, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat