Lajçak në Serbi zbulon gjithçka, ja si do ta pranojë Kosova asociacionin

Lajme

Lajçak në Serbi zbulon gjithçka, ja si do ta pranojë Kosova asociacionin

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 11:45
Miroslav Lajçak

Emisari sllovak i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përulur dhe përbuzur Kushtetutën e Kosovës dhe ka zbuluar qëllimet e tij për arritjen e marrëveshjes pëfundimtare mes dy vendeve.

Për teke të Bashkimit Evropian, emisari i saj po dëshiron që tani ta ndryshon edhe Kushtetutën e Kosovës.

Krejt kjo po ndodhë vetëm për t’ia mundësuar Serbisë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe apo siç njihet ndryshe nga qytetarët si “Zajdenica”.

Lajçak po përul Kushtetutën e Kosovës duke thënë se ajo nuk është “bibël”, por duhet të ndryshon nenet e ligjet që t’i përshtatet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

Emisari i BE’së po tenton që me çdo kusht që Asociacioni i Komunave Serbe të themelohet dhe nuk e zë as pak pengesë as vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ku deklaruar se është marrëveshje antikushtetuese e nënshkruar nga pala e Kosovës në Bruksel.

“Në Prishtinë kisha 25 takime dhe asnjë nga bashkëbiseduesit nuk tha se nuk do të përmbushin obligimet e tyre, u tha qartë se atë që e kemi premtuar duhet përmbushur, përfshijë Asociacionin. Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, tha Lajcak në Serbi.

Emisari Lajçak i cili njihet ndryshe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, tani hapur ka prezantuar qëllimet e tij në lidhje me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat