Ambasadorja amerikane vizitë në Dibër, biznesmeni Kolari i bën dhuratë të veçantë

Lajme

Ambasadorja amerikane vizitë në Dibër, biznesmeni Kolari i bën dhuratë të veçantë

Nga: Beqir Sina Më: 17 tetor 2020 Në ora: 14:57
Ambasadorja amerikane vizitë në Dibër

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes ka vizituar kompaninë “Korabi Ready Mix” në Dibër.

Në fokusin e kësaj vizite në Dibër, ambasadorja amerikane ka ndaluar në selinë e kësaj kompanie që drejtohet nga biznesmeni i njohur dibran, Ibrahim Kolari, i cili një pjesë të jetës dhe biznesit të tij e ka edhe në SHBA.

Biznesmeni Ibrahim Kolari këtë vizitë e ka ndarë edhe në rrjetet sociale, duke u shprehur i kënaqur për kujdesin e ambasadës amerikane dhe ambasadores Bërns. Nga fotot që shihet, biznesmeni dibran i ka bërë një dhuratë të veçantë, një kostum tradicional të gruas dibrane.

“Nderimet e mija, që madam ambasadorja amerikane Kejt Meri Bërns dhe z.Andreë Moffat, vizituat kompaninë time Korabi Ready Mix. Ne biseduam për situatën aktuale, dhe bashkëpunimin tonë në të ardhmen, sa i përket sferës së biznesit që dibranët që jetojnë dhe punojnë në Amerikë, në të ardhmen të investojnë në vendlindjen e tyre. Ishte kënaqësi mbështetja dhe besimi që treguan ndaj meje, që ne do vazhdojmë edhe me tej .! Folem se si pandemia ka shkaktuar një situatë serioze. Unë i sugjerova se kryesorja është që të luftohet krimi e korrupcioni, dhe që ligji të jetë faktor numër një. E jo kjo të ngelet vetëm në letër”, ka shkruar biznesmeni dibran Ibrahim Kolari.

Ambasadorja amerikane gjatë qëndrimit në Dibër ka vizituar edhe komunën, komunitetet fetare, si dhe kompani të tjera vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat