Si Vetëvendosje, edhe AAK-ja bëhet me TV partiak

Lajme

Si Vetëvendosje, edhe AAK-ja bëhet me TV partiak

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:27
Bekë Berisha

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëjtë sikur Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur transmetimin e televizionit partiak.

E i ftuar i parë i televizionit të këtij subjekti, është deputeti Bekë Berisha, i cili së fundmi edhe u zyrtarizua si kandidat për kryetar të Komunës së Istogut.

Ai në këtë intervistë po flet për jetën e tij dhe aktivitetin e tij politik.

Transmetimi i intervistës me Berishën nisi ‘live’ në faqen zyrtare të AAK-së në rrjetin social Facebook.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje, muaj më parë lansoi televizonin e saj partiak, ku deri më tani janë intervistuar figurat kyçe të partisë, përfshirë edhe liderin e saj, Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat