Gjuriq: Është në interes të Serbisë të vendos bashkëpunim të thellë me fuqinë më të madhe ushtarake e politike, Amerikën

Lajme

Gjuriq: Është në interes të Serbisë të vendos bashkëpunim të thellë me fuqinë më të madhe ushtarake e politike, Amerikën

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 18:45
Marko Gjuriq

Ambasadori i sapoemëruar serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka deklaruar se ai u zgjodh në këtë post në kohën kur të dy vendet janë në prag të një ripërcaktimi të mundshëm të marrëdhënieve , të cilat pavarësisht armiqësisë nga e kaluara e afërt dhe mosmarrëveshjeve po kthejnë situatën në ‘binarë’.

Madje ai tha se është në interes të Serbisë të përmirësojë imazhin e saj në shoqërinë amerikane.

Gjuriq shtoi se është në interes të Serbisë të vendos bashkëpunim edhe më të thellë me fuqinë më të madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në botë, Amerikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat