Parashikimi i njeriut që qëlloi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë: Në SHBA do të fitojë ky kandidat më 3 nëntor

Lajme

Parashikimi i njeriut që qëlloi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë: Në SHBA do të fitojë ky kandidat më 3 nëntor

Nga: D.RR Më: 18 tetor 2020 Në ora: 20:26
Donald Trump dhe Joe Biden

Hulumtuesi Armend Muja, i cili me studimin e tij arriti të qëllonte rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë të 6 tetorit, ka bërë parashikimin edhe për zgjedhjet në SHBA.

Muja është i bindur se Joe Biden do të jetë fitues në SHBA, madje sipas tij me një fitore bindëse.

Në aspketin e tij si analist, Muja gjithashtu thotë se fitorja e Biden do të jetë më e mirë për Kosovën.

Ndër tjera, Muja ka thënë se Biden do t’i fitojë më së paku 334 vota të Kolegjit Elektoral, nga minimum 270 sa janë të nevojshme.

Postimi i tij i plotë:

Biden/Trump: Biden do te jete fitues i garës presidenciale ne SHBA ne zgjedhjet qe mbahen pas dy jave (3 nentor). Ai pritet te fitoj bindshem me se paku 334 vota te Kolegjit Elektoral, nga minimum 270 sa jane te nevojshme. Fitorja e Biden është jetike per te rikthyer SHBA si lider te botes se lire dhe forcimin e aleances trans-atlantike. Trump nuk kane bere asgje per Kosoven. Deri sa erdhi nje njohje-ne-pritje nga Izraeli, 15 vende kane c'njohur Kosovën gjate kohes se tij. Kosova lëviz nga çështje e hapur ne çështje e mbyllur. Natyrisht, kjo nënkupton edhe fund per hohstaplerin Grenell dhe miqtë e tij ne Evrope dhe Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat