Të gjithë ju mërgimtarë që po i merrni specat nga Kosova, ja çka ju pret në kufi

Lajme

Të gjithë ju mërgimtarë që po i merrni specat nga Kosova, ja çka ju pret në kufi

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Shumë mërgimtarë nga shumë vende të Evropës kanë ardhur të vizitojnë Kosovën. Muaji tetor ishte muaji që kishte numër të madh të diasporës shqiptare në vendlindje.

Duke qenë se jemi në kohë vjeshte dhe traditcionalisht në mënyrë të veçantë në kulturën e ushqimeve shqiptare gjithmonë kanë qenë të pranishme edhe përgatitja e turshive në mënyrë të veçantë.

Kultivimi i ushqimeve bujqësore në Kosovë është e pasur, sidomos produktet e specave të llojeve të ndryshme.

Shumë mërgimtarë po marrin me vete produkte bujqësore (speca) në veturat e tyre, për t’u nisur drejt shteteve të evropës ku ata jetojnë.

Mirëpo, informacionet e fundit, tregojnë se autoritetet kufitare hungareze nuk po i lejojnë mërgimtarëve që të marrin produkte vjeshtore nga Kosova.

Fotografia e mëposhtme është dërguar një mërgimtar i cili ishte duke pritur në kufirin Serbi-Hungari dhe të gjithë mërgimtarëve, produktet bujqësore u janë ndaluar në kufi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat