Publikohen pamje se si do të duket stadiumi që po ndërton Serbia në Mitrovicë

Lajme

Publikohen pamje se si do të duket stadiumi që po ndërton Serbia në Mitrovicë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:13
Mitrovicë

Është konfirmuar se në veri të Kosovës po ndërtohet nga shteti serb edhe një stadium futbolli. Sot ndërkaq janë publikuar edhe fotografi se si do të duket ky stadium.

Mbrëmë është publikuar kronika me titull “Serbia vazhdon investimet në Mitrovicë”, e në të shpjegohet se në këtë pjesë të vendit është duke u ndërtuar edhe një stadium futbolli.

Për këtë çështje ka folur për televizionin edhe asamblisti nga radhët e PDK-së, Bashkim Cimili, që ka thënë se institucionet e vendit e kanë lënë anash këtë pjesë.

T7 ka kontaktuar edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Mitrovicës Veriore, që e ka konfirmuar se është në dijeni për ndërtimin e stadiumit, por, nuk ka dhënë detaje të tjera.

Sot gjatë ditës ndërkaq janë publikuar edhe fotografitë se si do të duket stadiumi që është afër me stacionin hekurudhor në Mitrovicë të Veriut.

“Kështu do të duket stadioni tek lokacioni “Cesmice”, kanë shkruar në rrjete sociale teksa i kanë publikuar fotot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat