Gjuriq: Asociacioni duhet të ketë fuqi ekzekutive, Prishtina t’i ndryshojë rregulloret e saj

Lajme

Gjuriq: Asociacioni duhet të ketë fuqi ekzekutive, Prishtina t’i ndryshojë rregulloret e saj

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:57
Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë duhet të ketë fuqi ekzekutive.

Ai ka theksuar se Prishtina duhet t’i ndryshojë rregulloret e saj që ta mundësojë themelimin e këtij asociacioni, shkuan Tanjug.

Gjuriq është pyetur për qëndrimin e fundit të Miroslav Lajçak, të Dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili foli për ndryshimin e kushtetutave të të dyja vendeve. Ambasadori serb në Amerika ka thënë se ky qëndrim është bërë mbi bazën e implementimit të marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar në maj të 2013-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat