Stano: Deklarata e Lajçakut është interpretuar gabimisht

Lajme

Stano: Deklarata e Lajçakut është interpretuar gabimisht

Nga: F.B Më: 19 tetor 2020 Në ora: 23:34
Peter Stano

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano ka theksuar për “Radio Evropa e Lirë” se deklarata e përfaqësuesit special të BE-së Lajçak është interpretuar gabimisht, transmetojnë “Nova.rs” dhe “Bota Sot”.

Këtë Stano e ka thënë për programin në gjuhën shqipe të “Radio Evropës së Lirë” (RSE), ku shtoi se duhet bërë dallimin mes asaj që është “perceptim dhe dezinformatë” dhe realitetit që e ka sqaruar Lajçak.

Javën që shkoi Lajçak “ ka sqaruar çka ndodhë nëse bisedoni për marrëveshje ndërkombëtare. Pas arritjes së marrëveshjeve ndërkombëtare ato duhen shqyrtuar aranzhmanet e domosdoshme ligjore, përfshirë këtu edhe nivelin kushtetues, ashtu që ato të integrohen në rregullimin ligjor kushtetues. Kjo ka të bëjë edhe me Kosovën edhe Serbinë” tha Stano.

Të enjten me 15 tetor në konferencën për gazetarë në Beograd, Lajçak ka thënë se në një proces bisedues serioz “është logjike se edhe Kushtetuta duhet të ndryshohet”.

Deklarata për ndryshime kushtetuese ka nxitur kundërshtime të ashpra në Kosovë.

Kur është fjala për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë shqetësimi kryesor janë kompetencat e këtij trupi.

Stano në deklaratën për RSE u rikthye edhe në fjalimin e Federika Mogerinit në Parlamentin e Kosovës në vitin 2016 ku ka hedhur poshtë mundësinë që Asociacioni i komunave serbe të jetë nivel i veçantë i pushtetit në Kosovë.

“Ky Asociacion nuk do të jetë qeveri paralel në Kosovë dhe nuk do të ketë kompetenca ligjvënëse. Do të formohet me lidhe dhe në kuadër të Kushtetutës së Kosovës” ka thënë Mogerini me 6 maj 2016 në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Stano – ky është edhe më tutje qëndrimi zyrtar i BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat