Serbët pyeten: Çfarë është plani i Bidenit për Serbinë?

Lajme

Serbët pyeten: Çfarë është plani i Bidenit për Serbinë?

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:41
Joe Biden

Kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, deri më tash ka shpalosur vizionin e tij për Ballkanin, për Shqipërinë e Kosovës si dhe për Bosnjë-Hercegovinën. 

Portali B92 ka shtruar pyetjen se cili është plani i Bidenit për Serbinë dhe ka marrë përgjigje nga Dimitrije Miliq i organizatës Rruga e tretë e re, i cili ka thënë se shtabi i Bidenit i ka publikuar planet për Kosovën e BeH-në sepse të dy shtetet kanë "status të komplikuar".

"Për këtë shkak, shtabi i Bidenit i ka publikuar qëndrimet për këto çështje dhe se çfarë mund të pritet nga politika ndaj tyre kur ai të vije në pushtet", ka thënë ai.

I pyetur pse planet për Serbinë dhe vendet e tjera në rajon nuk janë publikuar ende, Miliq thotë se kjo është për shkak se selia e Biden e sheh atë vend si "të qëndrueshëm".

"Ata i konsiderojnë vendet e tjera në rajon të qëndrueshme. Ekipi i Bidenit beson se të gjitha ato vende, përfshirë Serbinë, duhet të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-së. Sipas tyre, kjo është mënyra më e mirë për të pajtuar rajonin," përfundoi Miliq.

Portali serb përkujton se revista "ëall Street International" ka publikuar një artikull për rreth 750,000 qytetarë amerikanë me origjinë serbe, të cilët jetojnë në vendet kyçe dhe vendimtare për zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Ata shtojnë se serbët, të cilët nuk e kanë harruar mbështetjen e Bidenit për bombardimin e Jugosllavisë, mund të jenë faktori vendimtar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Biden, siç është bërë e ditur, synon dëbimin e ndikimit rus në Ballkan, ndërsa për stabilizimin e rajonit, ka thënë se do të adresojë problematikat Kosovë-Serbi.

Ai e ka kritikuar gjenocidin serb në Kosovë në vitet ’90 dhe ka mbështetur përpjekjet e Prishtinës për pavarësi, por qasjen e presidentit Donald Trump për t’i afruar palët, e sheh të pabalancuar.

Biden, i cili ka qenë ndër të parët që e ka kritikuar gjenocidin serb në Kosovë dhe ka kërkuar ndërhyrje, tha se qasja e presidentit Trump është e pabalancuar.

“Biden do rivendosë raportet e paanshmërisë dhe barazisë kundrejt Kosovës dhe Serbisë. Bashkë me Bashkimin Europian, do synojë arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe garanton njohjen e plotë; do këmbëngulë që të veprohet me drejtësi për krimet e luftës, për personat e zhdukur dhe do inkurajojë BE-në të përmbushë premtimin e vet për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.”

Joe Biden ka thënë se dëshiron ta forcojë partneritetin SHBA-Shqipëri në vazhdën e aleancës brenda NATO-s, të zhvillojë raportet ekonomike-tregtare dhe të ndihmojë demokratizimin e vendit.

“Biden e mbështet Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kjo do të thotë se do e ndihmojë me reformat e vështira që i duhen për të ecur përpara – përfshirë shtetin e së drejtës, antikorrupsionin, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Gjithashtu do të sigurohet që dyert e BE-së të mbeten hapur kur vendet si Shqipëria të jenë gati.”

Kandidati demokrat po ashtu është shprehur se do të mbrojë integritetin territorial të BeH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat