Daçiq: Kosova e mashtroi BE-në dhe Serbinë

Lajme

Daçiq: Kosova e mashtroi BE-në dhe Serbinë

Nga: F. B. Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:50
Daciq

Ish-ministri i jashtëm dhe nënkryetari i qeverisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar në KS të OKB-së se Kosova ka mashtruar jo vetëm Serinë por edhe BE-në, sepse pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit ka refuzuar përmbushjen dhe formimin e Asociacionit me arsyetimin se nuk është në harmoni me Kushtetutën e Serbisë, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se marrëveshjen Uashingtonit, Prishtina ka nis ta shkel në raportin për moratoriumin e aplikimit të njohje , pasi ka vazhduar me lobim për njohje të reja duke rrënuar besimin dhe duke i bërë të pakuptimta marrëveshjet.

"Me vite i bëjmë pyetje BE-së, duke më përfshirë e mua – si mund të quhet dialog dhe marrëveshje diçka për çka bisedohet edhe nënshkruhet marrëveshje e njëra palë thotë “ne nuk e përmbushim atë”, tha Daçiq.

Ai shtroi pyetje “çka do të ndodhte nëse Serbia do vendoste të mos përmbushte obligimet?

"A do të kishit durim, mirëkuptim dhe arsyetim siç keni me Prishtinën , tash e shtatë vite? Përkundër kësaj Serbia me durim ka vazhduar të angazhohet për dialog me shpresën se të tjerët do të shohin çfarë dëmi i bëjnë të gjithë procesit , sjellja e këtillë e Prishtinës”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat