Ja kush e zëvendëson Daçiqin në Ministrinë e Punëve të Jashtme serbe

Lajme

Ja kush e zëvendëson Daçiqin në Ministrinë e Punëve të Jashtme serbe

Nga: F. B. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:04
Daçiq

Kryeministrja aktuale në detyrë dhe mandate e qeverisë së re të Serbisë, Ana Brnabiç do të jetë edhe ministre e punëve të jashtme të Serbisë deri në zgjidhjen e ministrit të ri, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ajo sot do të bëjë pranim-dorëzimin e kësaj detyre nga ministri i deritashëm Ivica Daçiq, i cili sipas marrëveshjes për koalicion do të jetë i propozuar për Kuvend të Serbisë.

Sipas “Blic” Brnabiç mandate për formimin e qeverisës së re të Serbisë, do të kryej edhe detyrën e ministrit të jashtëm deri në emërimin e ministrit të ri.

Pranimi-dorëzimi pritet të bëhet pas orës 13,30, ndërkohë që aktualisht ka nis sesioni i Kuvendit ku pritet Daçiq të votohet për kryetar të Kuvendit, ndërsa Odaloviç për sekretar, të dy këta politikanë të njohur për opinionin e vendit tonë dhe qëndrimet e tyre ndaj Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat