Kamberi kundër Daçiqit: I mohoi viktimat shqiptare

Lajme

Kamberi kundër Daçiqit: I mohoi viktimat shqiptare

Nga: D.G. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:26
Shaip Kamberi

Deputeti Shaip Kamberi, përfaqësues i klubit parlamentar "Lugina e bashkuar-SDA", votoi kundër emërimit të Ivica Daçiqit në pozicionin e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, dhe paraqiti akuza kundër kryetarit të SPS-së.

Ai nga ulësja në parlament tha se Daçiq ka mohuar viktimat shqiptare, si dhe se ai nuk dëshironte të votojë për politikën e së kaluarës.

Pas kësaj, u paraqit edhe Daçiq, duke për kujtuar marrëdhëniet e tij të hershme me Kamberin.

"Sa i përket Kamberit, ai më tha se isha e padëshirueshme të vija në Bujanoc kur një polic u vra ndërsa unë isha ministër i brendshëm. Ne nuk kemi punuar në uljen e numrit të shqiptarëve, por në luftën kundër regjistrimit të rremë të qëndrimit," tha Daçiq, transmeton B92

Ivica Daçiq është propozuar për kryetar të Kuvedit të Serbisë, mbledhja konstituive e të cilit është duke i mbajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat