Ahmeti pret ambasadorin italian, flasin për pandeminë dhe përhapjen e virusit në Prishtinë

Lajme

Ahmeti pret ambasadorin italian, flasin për pandeminë dhe përhapjen e virusit në Prishtinë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:26
Pamje nga takimi

Sot, kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando.

“Në takim diskutuan situatën me pandeminë #covid19 dhe sfidat për parandalimin e përhapjes së virusit në Kryeqytet, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për projekte me interes të përbashkët përmes projekteve konkrete.

Njëherit falënderoi Ambasadorin Orlando për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Qeverisë Italiane për popullin e Kosovës në këto kohë të vështira që po i kalojmë te gjithë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat