Nëse gjykata speciale sot nuk njofton se e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj Thaçit, atëherë ajo është konfirmuar pjesërisht!

Lajme

Nëse gjykata speciale sot nuk njofton se e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj Thaçit, atëherë ajo është konfirmuar pjesërisht!

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 07:26
Hashim Thaçi

“Sipas vlerësimit tim, aktakuza është konfirmuar së paku pjesërisht”.

Avokati Arianit Koci, ka thënë në emisionin Frontal në T7 se të premten (sot) para orës 24:00 Gjykata Speciale duhet ta konfirmojë se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, është hedhur poshtë, në të kundërt i bie që ajo është konfirmuar së paku pjesërisht.

“Rregulla 85 pika 5 në mënyrë eksplicite parasheh që gjykata të merr vendim jo më larg se 6 muaj. Nesër pra është afati i fundit që gjyqtari të merr vendim. Është e qartë kjo dispozitë ligjore. Janë dy mundësi. Nëse hidhet aktakuza, përfundon procedura ndaj të dyshuarve. Nëse hidhet nesër është afati që të informojnë. Nëse konfirmohet aktakuza, apo pjesërisht në ndonjë pikë, atëherë ata mund të fshehin faktin që është konfirmuar aktakuza deri në momentin kur i kumtohet të dyshuarve në gjyq”, thotë ai.

“Sipas vlerësimit tim, aktakuza është konfirmuar së paku pjesërisht. Patjetër duhet të informohemi nesër nëse është hedhur aktakuzë, përndryshe shkelen të drejtat e të dyshuarve”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat