Bay bay President!

Lajme

Bay bay President!

Nga: N.Sh. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:08
Hashim Thaçi

Gjykatës Speciale po i vjen fundi me afatin e saj për ta konfirmuar ose  jo aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Mirëpo, edhe pse akoma nuk është bërë publike, ish eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se tashmë 100% e ka të konfirmuar aktakuzën Thaçi.

Sipas tij, tash vetëm pritet dorëheqja e Presidentit.

Madje Miftari tashmë e quan ish-president Hashim Thaçin.

Postimi i Naim Miftarit në Facebook:

Bay bay Komandant miiloneri

100% e konfirmuar tani kur po del ish-president me na majt pak ligjerata patriotike e me dhanë dorëheqje.

Dorëheqjen e ke të garantuar edhe mos me tu pas konfirmua aktakuza fare që shumë kujt edhe vet që 20 vite rresht jau ke përgaditë akuza të ngjashme sidomos dostav tu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat