Nik Gjeloshaj jep dorëheqje nga pozita e deputetit në Mal të Zi

Lajme

Nik Gjeloshaj jep dorëheqje nga pozita e deputetit në Mal të Zi

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:36
Nik Gjeloshaj

Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit, njëheri edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi në kuadër të Listës Shqiptare, ka thënë me ligjet aktuale në këtë shtet, një person nuk mund të mbajë dy poste politike.

Gjeloshja ka thënë se pasi ishte zgjedhur deputet me 30 gusht, ishte e nevojshme që nga njëra detyrë të jepte dorëheqje.

“Mbas analizave, kam vendosur që më së shumti mund të jap kontribut popullit dhe vendit tim, si kryetar i komunës!”.

“Lista Shqiptare është organizatë politike serioze, me mbështetjen më të fuqishme të shqiptarëve. Platforma jonë politike përfshinë kërkesat e popullit tonë!”, ka shkruar Gjeloshaj në rrjetin social Facebook.

“Një sfidë që kemi filluar në Tuz, mbas fitores së madhe të shqiptarëve, vetëm një vit e gjysmë mbas, nuk do të ishte serioze të ndalemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat