Ridvan Tahiri tregon si e gjetën Egzona Feratin të gjallë

Lajme

Ridvan Tahiri tregon si e gjetën Egzona Feratin të gjallë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:19
Ridvan Tahiri

Personi që ka shërbyer në gjetjen e shumë qytetarëve të humbur në Kosovë, Ridvan Tahiri, ka treguar se në çfarë gjendje e kanë gjetur Egzona Feratin, për të cilën ishte raportuar së ka humbur një javë më parë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka postuar një video ku ka treguar se Egzona Feratin e kanë gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Falë bashkëpunimit të qytetarëve, arritëm ta gjejmë Egzona Feratin – jo në gjendje shumë të mirë, por të gjallë”.

“Asaj i urojmë shëndet të plotë. Dua ta falënderoj Policinë e Skenderajt që kanë qenë shumë bashkëpunues me neve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat