Vuçiq: “Beogradi nuk do të dal nga dialogu edhe pse shumë herë isha në situatën që “të kthej kokën” dhe të ndërpresë dialogun”

Lajme

Vuçiq: “Beogradi nuk do të dal nga dialogu edhe pse shumë herë isha në situatën që “të kthej kokën” dhe të ndërpresë dialogun”

Nga: F.B Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:59
Vuçiq

Presidenti i Serbisë dhe SNS-së Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se SNS dhe ai personalisht nga qeveria kërkon që shteti me te edhe qeveria me një energji si asnjëherë më parë të i kundërvihen korrupsionit dhe krimit të organizuar, ashtu që ekonomia serbe të mund të përparoj me shpejtësi të madhe dhe që Serbia të ruaj pavarësinë dhe neutralitetin dhe të mbetet në rrugën evropiane raportoi RTS, transmeton “Bota Sot”.

"Më e rëndësishme ishte që të vendosen qëllimet e qeverisë dhe të përmbush disa kushte, ashtu që të maten rezultatet e punës në fund të vitit 2021, të shohim kush kishte sukses, kush jo dhe të bëjmë ndryshimet shtesë nëse marrim mbështetje nga populli dhe energji të re në qeverinë 2022” tha Vuçiq.

Vuçiq ka deklaruar se Beogradi nuk do largohet nga dialogu me Prishtinën, përkundër asaj se ajo nuk përmbush marrëveshjet dhe shkel ato që ka nënshkruar.

Ai shtoi se shumë herë ishte në situatën që “të kthej kokën” dhe të ndërpresë dialogun, mirëpo ai këtë nuk guxonte të bëjë sepse të tjerët mezi pritnin një hap të tillë të Beogradit.

“Duhet të vazhdojmë dialogun dhe nuk guxojmë të lëmë hapësirë të zbraztë, sepse disa mezi presin, pa marrë parasysh a ke ose jo të drejtë dhe të vendosin ‘par-fofe’. Këtë nuk guxojmë të ia lejojmë vetës” tha Vuçiq, në përgjigje të pyetjes a është dialogu i mundshëm kur dihet se Prishtina vazhdon të loboj për njohje dhe aplikim në organizata ndërkombëtare.

Gjëja më e keqe për Serbinë do të ishte dalja nga dialogu dhe të fajësohet edhe për këtë.

Laboratori PCR në veri të Mitrovicës brenda dhjetë ditëve

Në ndërkohë,Vuçiq ka paralajmëruar se në veri të Mitrovicës në dhjetë ditët në vazhdim do të hapet laboratori për testime PCR.

“Një lajm tjetër i mirë është blerja dhe hapja shumë e shpejtë e laboratorit për teste PCR në veri, që do të thotë shumë për popullatën tonë” tha ai.

Vuçiq tha se serbët e Kosovës nuk do kenë nevojë të shkojnë në Nish apo Beograd për testim, pasi do kenë laboratorin për teste PCR në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat