Grenell takon serbët e Wisconsinit: Bëni diçka për presidentin Trump, ai ka punuar për ju

Lajme

Grenell takon serbët e Wisconsinit: Bëni diçka për presidentin Trump, ai ka punuar për ju

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 22:42
Grenell

I dërguari i posaçëm i Administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me komunitetin serb në Wisconsin në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Sipas një video të publikuar në rrjetet sociale, Grenell thotë se është shumë krenar që gjendet në mesin e komunitetit të serbëve në këtë shtet.

Richard Grenell ka kërkuar nga komuniteti i serbëve që të votojnë për presidentin Donald Trump, i cili synon mandatin e dytë në  zgjedhjet që mbahen në muajin e ardhshëm.

“Unë dua të kërkoj të bëni diçka për presidentin, sepse ai ka punuar për ju”, ka thënë Grenell në këtë takim me serbët e Wisconsinit.

“Nëse ne arrijmë të fitojmë në Wisconsin sërish… ne mund të dërgojmë një mesazh shumë të fuqishëm falë edhe serbëve”, ka thënë Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat