Analisti amerikan: Me Bidenin dialogu i kthehet qëllimit fillestar, njohjes së Kosovës

Lajme

Analisti amerikan: Me Bidenin dialogu i kthehet qëllimit fillestar, njohjes së Kosovës

Nga: D.G. Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:01
Kurt Bassuener

Analisti e eksperti amerikan Kurt Bassuener, ka thënë se me fitoren e kandidatit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane, dilagu mes Kosovës e Serbisë do t'i kthehet qëllimit fillestar - njohjes së Kosovës.

"Mendoj se Bideni dhe shtabi i tij, për qëllime zgjedhore, por, besoj, edhe sinqerisht, u distancuan plotësisht nga deklaratat e administratës Trump në lidhje me Kosovën. Nuk kam asnjë dyshim që çdo programi ndarjeje ose ndonjë përpjekje për të minuar shtetësinë e Kosovës në rast të fitores së Biden do të hyjë në një rrugë pa krye. Pres kthimin në bashkëpunimin e duhur dhe të frytshëm me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe për këtë çështje, dhe pastaj me BE-në, në mënyrë që të rifillojë dialogu midis Serbisë dhe Kosovës sipas qëllimit të vendosur fillimisht, që është njohja e Kosovës nga Serbia dhe normalizimi i marrëdhënieve midis të dyve, në mënyrë që të dy vendet të mund të vazhdojnë shpejt me integrimin euro-atlantik", ka thënë Bassuener në një intervistë për Al Jazeeran.

Në pyetjen se a mund të thuhet se për disa politikanëve në Ballkan, si Aleksandar Vuçiqi e Milorad Dodik, Trumpi është opsion më i mirë për president dhe pse është kështu, Bassuener thotë se në pari, megalomanët etnonacionalistë i kuptojnë etnonacionalstët tjerë.

"Më saktësisht, sepse ata e dinin instiktivisht se një njeri si Trumpi do të mundësonte atë që ishte e paimagjinueshme deri atëherë - ndryshimet e kufijve. Ndjenja se rregullat nuk mund të mos zbatohen menjëherë u testua inati me trenin që Serbia donte të dërgonte përmes Kosovës si provokim. Kolegu Valery Perry dhe unë kemi shkruar për potencialin destabilizues të Trumpit në mes të 2017-ës, kur të tjerët sapo kishin filluar të mendonin se mund të ishte alarmante. Dhe kështu, Vuçiqi dhe (presidenti i Kosovës Hashim) Thaçi e panë atë dhe propozuan zëvendësimin e territoreve në verën e vitit 2018.

Por nuk ka të bëjë vetëm me Vuçiqin, Thaçin apo Dodikun, të cilët po fitojnë me Trumpin. Këtu mund të numërohet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili, ashtu si Vuçiq, përdor "serbët" dhe "shqiptarët" në mënyrë që të jetë në gjendje të paraqitet para liderëve të fiseve. Ky fenomen sigurisht ilustron atë që ndodh kur siguruesi kryesor i zbatimit të Dejtonit, NATO-ja, gjendet në sulm nga 'aksioneri' i saj i shumicës për sa i përket fuqisë së zjarrit - ShBA-së. Kështu, fundi i epokës Trump do të zvogëlojë ndjeshëm këto prirje, por një ndryshim aktiv i politikës do të ishte i nevojshëm për të kufizuar mjaft aftësinë e tyre dhe të të tjerëve për të bërë dëm. Kjo është ajo për të cilën shpresoj", thotë.

Megjithatë, ai pajtohet me vlerësimin e kandidati Joe Biden ka përparësi ndaj presidentit aktual Donald Trump, megjithatë kjo ende nuk do të thotë edhe fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat