Serbia po forcohet me dronë ushtarakë, në Komoran prodhohet “tanku” i parë i Kosovës

Lajme

Serbia po forcohet me dronë ushtarakë, në Komoran prodhohet “tanku” i parë i Kosovës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:33
Tanki

Muajt më parë është raportuar se Serbia po forcohet me avionë ushtarakë të Rusisë, duke sjellur reagim të ashpër të shteteve evropiane dhe SHBA.

Mirëpo, ata nuk u ndalën dhe nisën të tjera plane të forcimit, duke planifikuar blerjen e dronëve nga Turqia.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media në Pallatin “Serbia” pati lavdëruar dronët turq “Bayraktar TB2”.

E reagime pati edhe në Kosovë, ku Serbia akuzohej se në vend se të investojë në paqe po investon në armatim.

Por reagimi i një drenicaku nga Komorani ka befasuar të gjithë. Ai i është përgjigjur Serbisë me një tank të ndërtuar mbi trupin e një traktori.

Një qytetar i quajtur Osman Bogaj, ka prodhuar një tank në Komoran, fotografitë e të cilit i ka publikuar në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat