Gazetarja shqiptare: Dy fëmijët e kthyer sot nga Siria janë të Lavdrim Muhaxherit

Lajme

Gazetarja shqiptare: Dy fëmijët e kthyer sot nga Siria janë të Lavdrim Muhaxherit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 23:22
Lavdrim Muhaxheri

Dy fëmijët e vegjël të lindur në Siri, të cilët sot janë kthyer në Shqipëri me nënën e tyre Floresha Rasha, janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit.

Kështu ka deklaruar në emisionin “Opinion” gazetarja Fatjona Mejdini, referuar një liste me emra shkruar me dorë, në të cilën rezulton se dy fëmijët e vegjël të Floreshës, janë fëmijët e terroristit të ISIS-it, i vrarë disa vite më parë në Siri.

Floresha Rasha u largua më 16 janar 2013 me bashkëshortin dhe djalin e mitur, përmes Stambollit. Në vitin 2014 Diamant Rasha u ekzekutua me snajper, ndërkohë që pas vdekjes së tij, si dhe sipas një interviste të babait të Diamantit ajo krijoi një tjetër raport brenda kampit, nga i cili erdhën në jetë dy fëmijët e tjerë.

Image
Lista
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat