Qeveria e re e Vuçiqit a është “mirupafshim rusëve” dhe porosi drejtuar botës për ndryshim të kursit në politikën e jashtme të Serbisë?

Lajme

Qeveria e re e Vuçiqit a është “mirupafshim rusëve” dhe porosi drejtuar botës për ndryshim të kursit në politikën e jashtme të Serbisë?

Nga: F.B Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:29
Putin dhe Vuçiq

Qeveria e re, në të cilën pozicioni i socialistëve është i dobësuar dhe ku energjetikën edhe politikën e jashtme nuk e ka SPS e ministrinë e mbrojtjes nuk e ka shefi i Lëvizjes së Socialistëve Vulin mund të jetë sinjal i kthesës në kursin e politikës së jashtme të Serbisë, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

Lëvizja e njerëzve që ishin perceptuar si lojtar të afërm me Moskën nga pozita kyçe komentohet si sinjal dërguar botës se Beogradi është një hap më afër perëndimit dhe një hap më larg Rusisë.

Formimi i qeverisë katër muaj pas zgjedhjeve sipas të gjitha gjasave është vetëm finale e këtij procesi. Shenja e kthesës së Serbisë nga ndikimi rus mund të vërehet edhe në periudhën e kaluar, përmes nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit, ngrirjen e stërvitjeve ushtarake me rusët dhe pas “gabimit” të zëdhënëses ruse të ministres së jashtme Zaharova kur skenën e uljes së Vuçiqit tek Trump e cilësoi si skenën e filmit “Pasione të ulëta”.

Pak kush ka konsideruar se ky krahasim erdhi rastësisht edhe pse Zaharova kërkoi falje për atë gjest, ndërsa të tjerët e konsideruan se porosi jo të zakonshme dhe reagim në kursin tjetër të Beogradit në raportet ndërkombëtare.

Pas kësaj pasoi anulimi i pjesëmarrjes së Serbisë në stërvitjet ushtarake me Bjellorusinë dhe Rusinë. Serbia orientimin drejt perëndimit e zhvendosi edhe në terrenin ushtarak, pas anulimit të gjitha aktiviteteve edhe stërvitjeve ushtarake për 6 muaj, ku duhej të merrte pjesë me forcat ruse edhe bjelloruse.

Tash para ca dite, socialistëve që janë parti që mbështeten nga Moska iu ndanë tre resor më pak se në qeverinë e kaluar dhe nuk iu dha energjetika që e mbanin gjatë..

Ky post iu dha ministres Zorana Mihajloviç që shpesh dëgjohet se gëzon mbështetje nga perëndimi , sikurse edhe lëvizja e Vulin nga ministria e mbrojtjes që janë detaje me rëndësi në këtë proces.

Shtrohet pyetja a janë këto detaje tregues se Serbia është pranë ndryshimit të kursit të politikës së jashtme? Ndikimit më të vogël të Rusisë? Pikërisht këtë e shpreh drejtori i “Cesid” Bojan Klaçar, që thotë se ndarja e posteve ka ndikim të jashtëm politik.

“Është e dukshme se kjo qeveri ngushton ndikimin që mund të ketë Moska. Ngushtimi i rolit të SPS në procesin e saj në një mënyrë është ndikim potencial i Rusisë, që u shikua në raportet e afërme të SPS edhe Daçiq me Moskën por edhe që ministria e energjetikës i ka takuar këtij subjekti” thotë Klaçar.

Edhe drejtori i Qendrës për regjionalizim Aleksandar Popov mendon se zgjidhja e formulës për qeverinë e re nuk ishte zgjidhje matematikore por porosi se politika e jashtme e Serbisë po ndryshon kursin e saj.

“Nëse shikohen qeveritë e shkuara kemi vërejt se SPS është përfaqësuar jo proporcionalisht me numrin e deputetëve, mbaj mend se pas emërimit të qeverisë së shkuar pata thënë se shihet ndikimi pro-rus i qeverisë. Tash letrat nuk janë ndarë bazuar në peshën që ka SOS por kanë dashur të tregojnë se raportet me Moskën janë ftohur, ku ka kontribuar marrëveshja e Uashingtonit dhe vërejtja e BE-së”, thotë Popov.

Sipas tij “Edhe me diçka dërgohet sinjal BE-së dhe perëndimit, gjysma e qeverisë janë gra, por edhe emërime të anëtarëve që nuk janë pjesë e SNS të Vuçiqit. Vuçiq po reagon në vërejtjet e BE për rezultatet e zgjedhjeve, përpara vlente ‘ajo që është ekspozuar- gjendet në punëtori’ tash ‘ai që nuk është në Kuvend , është në qeveri’, që dëshmon gatishmërinë e qeverisë për dialog” thotë Popov.

Rusia ka gjetur partner tjetër

Analisti Dushan Janjiç konsideron se në ndarjen e sektorëve nuk duhet të kërkohet shenja e fshehtë edhe pse nuk ka dyshim se edhe në Uashington kjo komentohet si kthese nga Rusia.

“Së pari u zvogëlua ndikimi i SPS në trupin zgjedhor që është një pozicion me rëndësi që duhet pasur para sysh. E dyta se në masë me ndikimin e vetë SPS me kohë ishte e fuqishme në energjetikë. Për mua ngjarja e marrjes së ministrisë së energjetikës është me rëndësi, gjë që nuk duhet të habitemi se pason privatizimi dhe investimet në sektorin e minierave edhe sektorit energjetik në vend” thotë Janjiç.

“Daçiq kur mbështeti qeverinë e Koshtunicës dhe kur hyri në qeveri me Tadiçin ishte masë sa është afër qeveria ekzekutive me Moskën. Për shkak të mbështetjes së hapur që Lavrov dhe të tjerët i dhanë atij edhe SPS. Por tash roli i SPS nuk është i tillë, rusët brenda koalicionit të SNS kanë partner për bashkëpunim por edhe në opozitë”, – vlerëson Janjiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat