Petkoviq: Pala serbe do të insistojë në krijimin e Asociacionit

Lajme

Petkoviq: Pala serbe do të insistojë në krijimin e Asociacionit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:22
Petar Petkoviq dhe Simon Geissbühler

Drejtori i të ashtuquajturës  Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Simon Geissbühler.

Sipas mediave serbe, ai e njoftoi zyrtarin zviceran për rrjedhën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Petkoviq theksoi se pala serbe do të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili sipas tij është shtatë vjet e gjysmë me vonesë, raporton Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat