Arif Vladi i reagon Ibrahim Kelmendit: Nga Amerika jam kthyer me 110 mijë dollarë, dhe...

Lajme

Arif Vladi i reagon Ibrahim Kelmendit: Nga Amerika jam kthyer me 110 mijë dollarë, dhe...

Nga: P.R Më: 28 tetor 2020 Në ora: 10:00
Arif Vladi

Njëri nga ish udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, ditë më parë deklaroi se këngëtari Arif Vladi është paguar vetëm 1000 dollarë, ani pse ai kishte kërkuar vetëm 500 dollarë për ta kënduar “Marshin e UÇK-së”.

“Refik Hamiti nuk ka pas ndonjë njohuri, pos kur e ka dëgjuar të emitohet publikisht. Nëse pastaj i ka dhënë dhuratë, nuk e di, por teksti, kompozimi, realizimi, janë bërë vetëm për 1000 USD. Ndoshta Arifi pat lut për 500, që i duhen të paguan tekstin dhe melodimin, por unë, për ta hek qafe, ia dhashë 1000. Dhe nuk kisha ndonjë besim ekstra se vërtetë do ta bënë këngë që do të ketë ndikim frymëzues me ato përmasa. Kupto, vetëm Arifi, unë, tekst-shkruesi dhe kompozitori dinim për këngën para se ajo të bëhej publike”, ka thënë Kelmendi, shkruan “Bota sot”.

E ndaj tij ka reaguar vet këngëtari Vladi, i cili përmes një postimi në facebook shkruan se në vitin 1984 është kthyer nga Amerika me 110 mijë dollarë.

“Më falni por shpifja qenka e rëndë... I dashur Ibrahim Kelmendi. Kjo është vila ime e dytë në Tiranë ku jam unë duke vadit lulet, e mbaruar në 1986. Atëher nuk kishin lindur këngët e luftës. Në vitin 1984 jam kthyer nga Amerika me 110 mijë Dollarë. Ju thoni që ju paskam lyp 500 dollar dhe më paske dhënë 1000. Ata që më njohin e dinë se me me ra hunda për toke nuk përkulem as për 500 mijë. Unë jam artist dhe jetoj me këtë profesion. Paraja nuk më tundon. Kam dit ta ndajë kombin, familjen dhe sedren nga paraja”, shkruan ndër tjerash Vladi, përcjellë “Bota sot”.

Image

 

Kujtojmë se krejt debati ka shpërthyer pasi këngëtarja, Adelina Ismaili deklaroi se Arif Vladi është paguar për ta kënduar “Marshin e UÇK-së”.

E menjëherë reagoi sponsorizuesi i këngës Refik Hamiti, ka thënë se është e vërtetë ajo që ka thënë Adelina Ismaili.

“E nderuara redaksi. Unë jam Refik Hamiti dhe mund të konfirmojë deklaratën e Adelina Ismailit se Arif Vladi është paguar për këngën e UÇK-së. Unë e kam sponsorizuar atë këngë. Arif Vladit ia kam paguar inçizimin në TVSH 12.000,00 DM. Unë kam qenë furnizuesi kryesor i Logjistikës së UÇK-së. Kam qenë i autorizuar nga Shtabi i atëhershëm”, ka thënë Hamiti në reagimin e tij dërguar në gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat