Trajkoviq: Biden ka ndërhyrë personalisht për të mbrojtur manastirin e Deçanit

Lajme

Trajkoviq: Biden ka ndërhyrë personalisht për të mbrojtur manastirin e Deçanit

Nga: D.G. Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:13
Rada

Politikania serb nga Kosova Rada Trajkoviq deklaroi se kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joseph Biden, me të vërtetë ka ndërhyr personalisht për të mbrojtur manastirin e Deçanit, por që siguria e serbëve dhe kishave të tyre kërkon zbatim të vazhdueshëm dhe respektim të ligjit.

"Z. Biden me të vërtetë ka ndërhyrë personalisht për të mbrojtur manastirin e Deçanit dhe ne jemi mirënjohës ndaj tij", ka shkruar Rada Trajkoviq në Twitter, në lidhje me tekstin e bashkëpunëtorit të Institutit Amerikan për Politikë të Jashtme Michael Halcel, i cili deklaroi se manastiri do të ishte shkatërruar nëse nuk do të kishte ndërhyrje të Bidenit.

Rada Trajkoviq vuri në dukje se siguria e serbëve të Kosovës dhe kishave të tyre nuk duhet të varet nga vullneti dhe fjalët e njerëzve të fuqishëm që, sipas saj, kontrollojnë ekstremistët, por që, në vend të kësaj, është i domosdoshëm zbatimi dhe respektimi i ligjit, transmeton "Danas".

Ajo vuri në dukje se serbët në Kosovë kanë nevojë për sundimin e ligjit, dhe jo për sigurime joformale të vullnetit të mirë.

"Fakti që Qeveria e Kosovës vazhdimisht nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronësinë e manastirit të Deçanit mbi tokën përreth manastirit është treguesi më i mirë për këtë," tha Rada Trajkoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat