Kamberi: Pushteti në Serbi është autokratik dhe totalitar

Lajme

Kamberi: Pushteti në Serbi është autokratik dhe totalitar

Nga: D.G. Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:43
SHaip Kamberi

Pas ekspozeut të sotshëm të mandatares serbe Ana Brnabiq, Kuvendi i Serbisë ka vazhduar punimet e tij me debatin për zgjedhjen e Qeverisë, dhe kryetari i Parlamentit Ivica Daçiq ka njoftuar se, pasi që janë planifikuar pesë orë për këtë, gjithçka duhet të përfundojë rreth orës 8 pasdite dhe kryeministrja e ministrat të bëjnë betimin.

Kreu i grupit parlamentar të Luginës së Bashkuar - SDA Sanxhak, Shaip Kamberi, ishte i pari që u paraqit për diskutimin.

Serbia është problematike për vete, deklaroi ai, duke theksuar se është e vështirë të mendohej se e vetmja opozitë në parlament do të ishin gjashtë deputetë të pakicave kombëtare.

Është shumë e trishtuar për demokracinë, as Sllobodan Millosheviqi nuk të mund të prodhonte një parlament të tillë. Aleksandar Vuçiqi dhe Daçiq u treguan më efikasë sesa baballarët e tyre politikë, theksoi Kamberi, duke shtuar se situata në Serbi është e njëjtë me atë të Bjellorusisë, përveç që ka protesta në rrugë në Minsk.

Ai i bëri thirrje mandatares Ana Bërnabiq të vizitojë vendet e varreve masive të shqiptarëve të vrarë në Serbinë qendrore, Batajnicë dhe të tjera, dhe kështu të tregojë "solidaritet kolektiv" me viktimat dhe të dënojë krimet e luftës.

Kamberi deklaroi se Bujanovci dhe Presheva janë nën rrethimin e vazhdueshëm të policisë dhe i bëri thirrje Vuçiqit që të vijë dhe të hapë një fabrikë atje, sepse qytetarët, pavarësisht nga kombësia, janë të varfër dhe pa punë.

Ai tha se për shkak të gjithë kësaj, grupi parlamentar që ai përfaqëson nuk do të votojë për zgjedhjen e Qeverisë së re, transmeton "Danas".

Daçiqi hodhi poshtë pretendimet e Kamberit, duke pretenduar se ato ishin të pabazuara dhe krijojnë imazh të rremë dhe paragjykim se pakicat në Serbi janë të rrezikuara.

Ai përmendi si shembull faktin që 50 përqind e serbëve jetojnë në Bujanovica, ku partia e Kamberit ka pushtet dhe askush prej tyre nuk është në qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat