Hamiti: Vrasjet si këto në Francë apo kudo tjetër, nuk kanë asnjë lidhje me Zotin

Lajme

Hamiti: Vrasjet si këto në Francë apo kudo tjetër, nuk kanë asnjë lidhje me Zotin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:10
Xhabir Hamiti

Profesori i Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar pas vrasjeve sot në një kishë në Nice.

Tre persona kanë vdekur pas sulmit me thikë, madje njërës prej viktimave i ishte prerë edhe koka. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka dënuar sulmin që e ka quajtur “Sulm terrorist islamist”.

“Nuk ekziston asnjë dokument i shkruar historik, i cili dokumenton se, i dërguari Muhamed, ka plagosur apo vrarë ndonjë njeri në jetën e tij, vetëm pse ai ose ajo i ka qenë pjesë e një komuniteti tjetër fetar. Vrasjet në pabesi dhe në kushte paqeje, si kjo sot në Francë apo edhe kudo tjetër që ka ndodhur më herët, nuk kanë asnjë lidhje me Zotin e as me të Dërguarin e Tij!” – ka shkruar Hamiti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat